Vullnetarë nga e gjithë bota në shërbim të të pamundurve, Kampi i shpresës dhe solidaritetit në Shkodër

Vullnetarë nga e gjithë bota bëhen bashkë çdo vit në një kamp të vçantë ku u ofrojnë pushime personave të pamundur. Gazetari Bepin Kolvata ishte një ditë në kampin e “Shpresës” dhe sjell historitë e tyre.

Roza Topalli Daka i ka kaluar të 70-tat. Prej afro 3 dekadash pjesë e pandarë e kampit ” Shpresa” në Velipojë që u ofron mundësi për pushime personave me aftësi të kufizuara dhe në nevojë.

Ajo u bë fillimisht pjesë e tij për të bijën me sindromën Doën dhe nga ajo ditë nuk është shkëputur më.

"Neve na është bërë pjesë e jetës," Roza Topalli Daka, Vullnetare

Është e bindur se do të jetë pjesë e kampit veror duke sherbyer si vullnetare deri sa të ketë fuqi.

Derisa të jem në forcat e mia unë do të vazhdoj të vij tek këto fëmijë. Nëse un ë nuk vij, ndjej një baoshësi," thotë ajo.

Sëbashku me Rozën në kuzhinë është edhe Celestina Penazzo nga Italia.

“Unë jam në Shqipëri që në 1995, misioni nisi në Dukagjin dhe atje njoha Luigjin. Prej atëherë në Shkoder kam kryer misione të ndryshme. Sa i përket kampit u bëra pjesë këtë vit. Nëse me mban shëndeti do të kthehem sërish këtu” tha Celestina Penazzo.

Christina Cwmpla është për herë të dytë pjesë e kampit e po ashtu edhe at Agustin Gomez.

“Unë nuk arrij ta kuptoj nëse jam me pushime apo në shërbim, sepse ne më shumë marrim dashuri sesa japim. Unë jam mësuese në Poloni. Nëse do të mundem vitet e ardhshme të rikthehem, do ta bëja me kënaqësi vullnetarizmin në këtë kamp,” tha Christina Cempla, vullnetare

 “Unë vij nga Meksika në Poloni dhe tashmë në Shqipëri. Vij në këtë kamp me persona me aftësi të kufizuara dhe detyra jonë është ti mbështesim këto persona.

Jemi shumë të prekur dhe të surprizuar nga dashuria që na japin këtu, prandaj kontributi ynë mund të quhet pa frikë modest,” tha pader Agustin Gomez.

Mes vullnetarëve janë edhe disa të rinj.

“Kur ndihmon një vend të varfër apo njerëz në nevojë ndihesh mire dhe nëse do të më jepej mundësia do të vija sërish,” thonë ata.

65 persona janë pjesë e kampit këtë verë.

"Qoftë nga Shkodra, nga Malësia e Madhe, nga Tirana, Vau i Dejës sepse e tillë është shtrirja jonë," tha Luigj Mila, drejtues i Projektit “Shpresa”.

Kampi Veror 'Shpresa' në Velipojë nisi në vitin 1996 dhe cdo vit ofron mundësinë e pushimeve për rreth 150 persona me aftësi ndryshe të moshave të ndryshme.