Kuvendi votoi rezolutën kundër Dick Martyn, vjen reagimi i Moskës

Ministria ruse ka reaguar mbi rezolutën e Dick Martyn të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik.

Ministria përmes një statusi në Twitter ka deklaruar se nuk ndryshon në qëndrimin e saj ndaj akuzave të ngritura, dhe se personat e përfshirë në trafikun e organeve duhet të dënohen ashpër.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Parlamenti shqiptar miratoi një rezolutë që kundërshton akuzat në lidhje me trafikimin e organeve në Kosovë dhe Shqipëri.

Mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë se personat e përfshirë në këto krime duhet të përballen me një dënim të ashpër dhe të drejtë," thuhet në njoftimin e saj.

Raporti i vitit 2010, i hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty, dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendon se në trafikim me organe kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99.

Në seancën e 21 korrikut, Kuvendi miratoi rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”.