Aksidenti në Dibër/ Arrestohet 28 vjeçari që përplasi makinën me derën e gjykatës, plagosi dhe rojen
Është arrestuar 28 vjeçari i cili mbrëmjen e 1 gushtit shkaktoi aksidentin në oborrin e gjykatës së Dibrës.
Përplasja siç duket në pamje ka qenë e forte. Mjeti tip 'BMW' i drejtuar nga Ferit Sula ka humbur kontrollin edhe është përplasur me rrethimin e gjykatës duke shqyer një pjesë të rrethimit me kangjella hekuri.
Nga përplasja mbeti I plagosur edhe punonjësi i shërbimit që ndodhej në atë moment aty.
“ Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin F.S., 28 vjeç, banues në Dibër, pasi duke drejtuar automjetin tip 'BMW', ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke shkaktuar dëme materiale në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe gjithashtu aksidentoi jashtë rrezikut për jetën shtetasin G.D, 33 vjeç, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim” informoi policia e Dibrës.


