Sot goditi për vdekje 7-vjeçaren, në 2020-tën ishte kërkuar pezullim për policin Tase

Ky është polici Arjan Tase, personi që drejtoi dhe goditi për vdekje një 7-vjeçare ditën e sotme në plazhin e Potamit.

Ndërkohë, ky polic ka qenë në mesin e policëve për të cilët i është kërkuar pezullim Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Kërkesa kishte të bënte me sasinë e drogës që u evidentua në muajin tetor 2020, ku u kapën rreth 12 mijë rrënjë kanabis.

Konkretisht u kërkua pezullimi i Artur Veshaj, nën/komisar, përgjegjësi i krimeve pranë komisariatit të Himarës, Ilir Kadëna nën/komisar specialist për krimet në komisariatin e Himarës, Isa Jaçaj, specialist krimesh në komisariatin e Himarës, David Fakaj oficer patrulle në Himarë dhe Arjan Tase shef i komisariatit të Himarës, autori i ngjarjes së sotme.

Për policin me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan është ngritur një hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.