Frikë në Himarë pas aksidentit me gomone, pushuesit: Të caktohet një vend për parkimin e motorëve dhe varkave

Pushuesit të tronditur pas ngjarjes së rëndë në plazhin e Potamit në Himarë  thonë se autoritetet duhet të disiplinojnë mjetet lundruese duke caktuar një zonë të posaçme për lundrimin dhe parkimin e tyre.

Sipas tyre është e palogjikshme që mjete të tilla të lëvizin lirshëm ne det mes pushuesve dhe madje duke mos kursyer shpejtësinë as në breg të detit.

"Këtë vit po mbyllet sezoni por të paktën për vitin që vjen të merren masa jo vetëm për rojet por të ketë dhe një vend ku të parkohen këto motorët e plazhit, varkat. Nuk mund të futet varka me lirshmërinë më të madhe mes pushuesve".

Në orët e pasdites së sotme, pushuesit në plazhin e Potamit u tronditën teksa një varkë përplasi për vdekje një vogëlushe vetëm 7-vjeçare në bregun e detit.