Elbasan/ Burri që vrau bashkëjetuesen del në gjykatë

Gjykata Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ramiz Micin, 37-vjeçarin që masakroi me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi 37-vjeçe në Elbasan pak ditë më parë.

Përpara gjyqtares Pajtime Fetahu I akuzuari Mici shfaqi herë pas here shenja të harresës, ndërsa tha se nuk I kujtohej ditëlindja as adresa e saktë e shtëpisë.

37-vjeçari kërkoi gjithashtu avokat kryesisht pasi tha se nuk ka mundësi që të paguajë mbrojtjen, kërkesë kjo që u pranua nga gjykata, e cila më pas refuzoi një ekspertizë për gjendjen mendore të tij.

Burri vrasës u kap një ditë pas krimit të rëndë afër banesës së të afërmve të tij, në periferi të qytetit, ndërsa kishte qëndruar I fshehur  poshtë një prej urave në Përroin e Zaranikës.

Krimi u shënua me 30 korrik në banesën ku Ramis Mici dhe Jetlira Elezin jetonin me qira në lagjen Skënderbej të Elbasanit.

Ishin pronarët e banesës që gjetën gruan e pajetë në mes të dhomës.

Sipas dëshmive çifti bashkëjetonin prej vitesh, por kohët e fundit kishin nisur konfliktet.

Policia e Elbasanit sqaroi se më 26 korrik, gruaja u paraqit në polici pasi bashkëjetuesi I kishte thyer celularin.

37 vjeçarja thuhet se kërkoi urdhër mbrojtje.

Prej asaj dite ata ishin ndarë por jetonin në të njëjtën godinë.

Të shtunën, 37 vjeçarja do të largohej përfundimisht nga shtëpia, për tu strehuar pranë një Shoqate, por bashkëjetuesi nuk e la të lirë dhe e masakroi me thikë pas mesnate.

Elbasan/ Burri që vrau bashkëjetuesen del në gjykatë
Ramis Mici sot para gjykatës
Elbasan/ Burri që vrau bashkëjetuesen del në gjykatë
Jetlira Elezi dhe Ramis Mici