Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Potam, autori punonjës policie

Sipas informacioneve paraprake, Ora News mëson se shtetasi Arjan Tase personi që drejtoi dhe goditi për vdekje 7-vjeçaren me skaf rezulton të jetë shef i policimit të komunitetit në Drejtorinë e Elbasanit.

Ai është shoqëruar nga policia në komisariat ku do të pyetet për dinamikën e ngjarjes. 

“Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.” – njofton policia.