29 deputetë me mungesa pa arsye. Listën e kryeson opozita me 19 demokratë, 5 socialistë, 3 PDIU dhe 2 LSI

Me rritjen e temperaturave, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë herë pas herë kanë braktisur edhe aktivitetet parlamentare për t’u kujdesuar për axhendat e tyre personale.

Në Muajin qershor, 29 deputetë të djathtë dhe të majtë kanë marrë mungesa pa arsye, por neglizhenca e tyre ka prekur edhe të ardhurat, pasi administrata i ka penalizuar duke u mbajtur një pjesë të pagës së tyre.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Të zgjedhurit demokrat janë më pak shembullorë në Parlament përsa i përket pjessmarrjes në aktivitete. Listën prej 19 deputetësh gjatë qershorit e kryeson me 10 mungesa Alfred Rrushaj, i ndjekur nga Fation Veizaj, Agron Shehaj dhe Lulzim Basha që nuk ka arritur të justifikojë 4 mospjesmmarje të tij.

Edhe kryetari i Partisë Demoraktike, Sali Berisha nuk i ka shpëtuar dot penaliteteve monetare nga ana e Kuvendit, pasi ish kryeministri ka munguar në një seancë plenare.

Deputetët socialistë mesa duket i janë bindur urdhërit të kryetarit të tyre të grupit për të mos bërë mungesa në seanca plenare apo mbledhje komisionesh parlamentare, pasi në qershor vetëm 5 prej tyre nuk i justifikojnë mos paraqitjen e tyre.

Deputeti i Shkodrës Benet Beci nuk është paraqitur dy herë ndërsa 4 socialistët e tjerë vetë me nga një mungesë të paarsyeshsme.

3 deputetët të PDIU nuk kanë qënë shumë të rregullt në aktivitetet parlamentare, sidmos kryetari i tyre Shpëtim drizi, i cili nuk  ka dhënë arsye bindëse për 4 mungesat e tij.

Ish kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë muajit qershor ka vendosur axhendën personale mbi detyrimet parlamentare duke munguar 4 herë ndërsa deputeti shkodran i kësaj force politike Agron Çela nuk ka shkuar në Parlament 3 herë.

Nga këto mungesa, Kuvendi ka përfituar rreth 366 726 lekë.