Balliu: Vdekja e fëmijës 7-vjeçar në Himarë atentat i dyfishtë
Në një deklaratë për mediat Klevis Balliu ka reaguar lidhur me një aksident të ndodhur para disa orësh (2 gusht) ku një 7 vjeçare ka humbur jetën në një plazh të Himarës pasi u godit nga skafi që e drejtonte Arjan Tase, shef komisariati në Elbasan.
Balliu akuzoi policinë e shtetit se ka tentuar të manipulojë situatën duke e cilësuar ngjarjen si aksidentale.
Klevis Balliu: Një fëmijë 7 vjeçare ka humbur jetën në një plazh të Himarës para disa orësh. Njoftimi i komunikatës së Policisë e klasifikon si aksident. Një skaf që drejtohej nga Arjan Tase, shef komisariati në Elbasan, e ka goditur duke i marrë jetën një vajze të vogël që po pushonte me prindërit. Policia mund ta klasifikojë si të dojë, por rasti nuk është asgjë më pak se vrasje. Eshtë një atentat i dyfishtë, për faktin se një njeri i paguar dhe graduar për të mbrojtur jetën e qytetarëve, e merr atë. Shefi i Komisariatit të Elbasanit Arjan Tase është përjashtuar nga radhët e Policisë nga drejtori i Përgjithshëm Nano, ndërkohë që kjo duhet të kishte ndodhur kohë më parë. Tase, sipas raportimeve meditaike, është arrestuar 2 vjet më parë, kur ishte shef i Policisë së Himarës, për bashkëpunim me trafikantët e drogës.
Sips Balliut situate të tilla janë shenjë e sigurisë publike të lënë në duar trafikantësh.
Klevis Balliu: Ky është rasti i dytë në pak ditë, që një mjet lundrues, del nga deti dhe godet pushuesit. Kjo nuk është shenjë e pakujdesisë, por e sigurisë publike të lënë në duar trafikantësh. Ata që lejojnë trafikun e drogës mund të lejojnë, pa i vrarë ndërgjegjia edhe skafistët e papërgjegjshëm, dhe madje të jenë vetë në timon të mjeteve lundruse që vrasin njerëz.
Sakaq Baslliu ju shprehi ngushëllime familjes: I shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes Avdia që ka humbur dritën e syve.
Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit oficerin e Policisë Komisar Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, i cili është arrestuar menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja.
