Lezhë/ Të rinjtë me sytë nga arsimi profesional

Të rinjtë që përfundojnë arsimin 9 vjeçar janë duke parë si mundësi për të marrë një profesion gjithnjë e më shumë. Arsimi profesional në Lezhë po sheh rritje të numrit të nxënësve, ndërsa ekspertët thonë se mungesa e punonjësve është kthyer në një shqetësim real për vendin tonë.

Mungesa e punonjësve të kualifikuar në vendin tonë është eflektuar ndjeshëm tek bizneset vitet e fundit.

Për shkak të nevojës së tregut të punës, të rinjtë po nxiten gjithnjë e më shumë drejt arsimit profesional.

Në shkollën "Kolin Gjoka" në Lezhë kanë nisur regjistrimet për vitin e ri shkollor dhe interesi i nxënësve që kanë përfunduar arsimin 9-vjeçar duket mjaft i lartë, ndërsa dega më e kërkuar vijon të jetë hoteleri-turizmi.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Në të pesta drejtimet, edhe pse ka pak ditë që ka filluar regjistrimi, kemi patur prurje shumë të mira, jo vetëm në sasi, por dhe me rezultate të larta.

Nxënësit vijnë nga i gjithë rajoni i veriut, por Lezha dominon me numrin e prurjeve. Deri tani interesi më i lartë ka qenë hoteleri-turizmi dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit," tha Bardh Dedgjonaj, drejtor i shkollës "Kolin Gjoka".

Brenda ambjenteve të shkollës profesionale në Lezhë do të ngrihet dhe një restorant për zhvillimin e praktiktave profesionale të nxënësve, ndërsa në shtator do të hapë dyert edhe konvikti i ri.

"Në shkollë do të hapim dhe një konvikt të ri dhe një restorant që të jetë dhe drejtimi hoteleri turizëm me mundësi praktikash, jo vetëm në të gjtiha bizneset e Lezhës, por edhe në shkollë.

Vec kësaj, kemi aplikuar në një projekt me një bankë gjermane, RTCF dhe jemi shumë optimist, pasi e kemi kaluar fazën e parë për të fituar 580 mijë euro, për të bërë një pjesë shtesë të godinës, pasi nuk na mjafton nga kërkesat e larta," tha ai.

Për vitin e ri shkollor është shtuar edhe numri i kategoreve të nxënësve për përfitimin e bursave, duke ju ardhur në ndihmë dhe atyre që nuk kanë mundesi financiare për të ndjekur shkollën.