"Policë të droguar" Ngjarja e Himarës, Meta: Pasojë e arrogancës së Ramës, shteti ka rënë

Në një deklaratë për mediet, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se ngjarje si ajo e Himarës janë pasojë e arrogancës së kryeministrit.

Meta kujtoi edhe rastin e Klodian Rashës duke thënë se nëse nuk do të kishte reagim, ai nuk do të ishte dënuar.

Meta: Ky është një rezultat i arrogancës së kryeministrit që thotë pse politizohen ngjarje të tilla. Çfarë duhet të ndodhte diçka më e rëndë sot që të reagonte opinioni publik. A e keni harruar se çfarë ndodhi me të ndjerin Rasha gjatë pandemisë që u vra për një paketë cigare? Këto akte vijnë nga policë të droguar, jo nga njerëz të përmbajtur dhe normalë.

Nëse s’do të kishte reaguar opinioni publik, ai që vrau të riun Rasha nuk do të ishte dënuar. Ngjarjet që kanë ndodhur brenda policisë të Tiranës ku polici vret policin, tregon se shteti ka rënë. Policia nuk është në shërbim të popullit, por përdoret si një instrument për t’i shtypur. E kemi parë këtë arrogancë edhe në protesta, që rrëmbehen të rinj e të reja nga disa banditë me kapuç.