Partia e Lirisë tjetër dosje në SPAK për incineratorët: Rama dhe Balluku duhet t’i kishin monitoruar
Në një konferencë për shtyp nga Partia e Lirisë, Brisida Shehu u shpreh se do të dorëzohen dokumente të reja në SPAK për incineratorët.
Ajo tha se këto dokumente do të vihen në dijeni edhe të Ramës dhe Ballukut që duhet t’i kishin monitoruar bilancet e incineratorëve.
Shehu: Bëhet fjalë për një punonjës që ka nisur karrierën e tij në inceneratorin e Elbasanit, bëhet fjalë për punonjësin E.B i datëlindjes 1993. Filloi me një kontratë huaje që bëhet fjalë për 500 mijë euro të dhënë nga kompania Integrity për këtë punonjës. Më pas është kontrata e qirasë dhe ajo e revokimit që kjo kompani i jep tokën 8500 metra katror dhe më pas e revokojnë këtë kontratë. Më pas kemi kontratën që kompania e shet tokën 8500 metër tek ky punonjës 195 mln lekë të vjetra. Më pas kemi një certifikatë pronësia.
Kemi një prokurorë të përgjithshme në 22 shkurt dhe në 25 shkurt kur këtij personi i jepet e drejta të bëjë transkasione. Kemi prokurë që ky zotëria autorizon dy individë malazezë për të hapur një kompani në Mal të Zi. Zoti punonjës nga një punonjës i thjeshtë u bë pronar me tokë, mori para nga shteti dhe nga fondet e BE dhe del pronar në Mal të Zi. Në 2020, kompania e Klodian Zotos bën një kontratë shërbimi me një kompani Ysos, e krijuar në emër të një personi tjetër, por edhe këtë kompani e administron sërish ky punonjës.
Pas këtij publikimi publik që kemi bërë ne, këto dokumente do t’ia kalojmë SPAK-ut për dijeni dhe Ballukut dhe Ramës, i cili nuk sheh se çfarë sheh ato që firmos. Ministrja që duhet të monitoronte këtë koncesion duhet t’i kishte penguar këto para gjatë monitorimit që u bënte bilanceve të incineratorëve.

