Reagon pas disa orësh Rama: Tragjedi rrëqethëse, fajtori të marrë ndëshkimin ekstrem, policia të nxjerrë mësime
Ka reaguar pas disa orësh edhe kryeministri i vendit, Edi Rama lidhur me ngjarjen tragjike në Himarë ku një polici goditi për vdekje një 7-vjeçare.
Ai shkruan se tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe se uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia.
Rama: Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s'ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen. Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t'u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!
Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë!
