Gledis Nano me drejtorin e ri të Policisë Kriminale shkojnë në SPAK
Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano së bashku me drejtuesin e ri të policisë Kriminale shkuan sot në SPAK.
Ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në muajin korrik dhe përfshirja e efektivëve të policisë në aktivitet kriminal, sollën tronditje në kupolën e Policisë së Shtetit.
Më 28 korrik 2022 Nano emëroi Neritan Nallbatin në krye të Drejtorisë së Policisë Kriminale, post që deri atë ditë mbahej nga Tonin Vocaj. Ndërkohë ky i fundit u emërua Zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike, post që mbahej nga Albert Dervishi.
Një seri ngjarjesh kriminale tepër të rënda dhe ende të pazbuluara nga policia kanë tronditur vendin.
Brenda 5 ditëve mbetën të vrarë 4 persona dhe një tjetër u plagos rëndë.
Ndërkohë nga zyra e shtypit u njoftua se drejtuesi i SPAK, z. Arben Kraja, prokurori i posaçëm, z. Vladimir Mara dhe Drejtori i BKH, znj. Aida Veizaj janë në një vizitë zyrtare në Washington të SHBA-së.
Gjatë vizitës që zgjat një javë, ata do takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.

