Goditi për vdekje 7-vjeçaren në plazhin e Potamit, ky është shefi i policisë që drejtonte skafin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2022, 15:37
Ky është polici Arjan Tase, personi që drejtoi dhe goditi për vdekje një 7-vjeçare ditën e sotme në plazhin e Potamit.
Për policin me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan është ngritur një hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 në plazhin e Potamit, ku Tase duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues.
Tase tashmë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.
