VIDEO-Shpërthejnë ulërimat në plazh, dalin pamjet pas aksidentimit të 7-vjeçares, drejtuesi i skafit vë duart në kokë

Dalin pamjet e aksidentit të tmerrshëm në plazhin e Potamit në Himarë, ku një gomone përplasi për vdekje në breg të detit një vajzë vetëm 7 vjeçare.

Pushuesit shihen duke vrapuar të tmerruar me duar në kokë.

Një burrë është pranë vogëlushes së pajetë që thërret ndihmë.

Më pas shkon një burrë tjetër që i hedh një peshqir sipër.

Ndërkohë në gomone është Arjan Tase që shihet si i mpirë pas timonit të skafit dhe vë duart në kokë. Në bord ka një burrë dhe një grua të tjetër.

Me ta edhe tre fëmijë që nisin ti zbresin nga mjeti lundrues.