Emiljano Shullazi, Genci Balla dhe Albjon Aliko dalin nga “41-bis”
Emiljano Shullazi lë qelinë 41 biss dhe zhvedoset tek 313. Burimet bëjnë me dije se atij I ka mbaruar afati I qëndrimit në qelitë e 41 biss.
Bashkë me Shullazin kanë lënë qelinë dhe Genci Balla dhe Albjon Aliko, raporton gazetari i Ora Neës, Edison Vatnikaj.
Ata u vendosen ne qelite e 41 Bis një vit më parë, 31 korrik 2021 me kërkesë të SPAK dhe firmosur nga Ministria e Drejtësisë.
Balla është dënuar me 17 vite burg si pjesë e grupit të xhihadistëve për rekrutimin e disa personave dhe për dërgimin e tyre në Siri.
Arbion Aliko u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të FNSH-së Ibrahim Basha në Lazarat në qershor të vitit 2015
Qelitë e “41-bis” synojnë izolimin terësisht të të bugosurve të rrezikshëm dhe ndalimin e kontakteve me organizata kriminale.
