Kishte ardhur nga Anglia për pushime me familjen, polici godet për vdekje me skaf 7-vjeçaren

Një ngjarje tragjike ka trondit sot Himarën, ku një skaf ka humbur kontrollin dhe ka goditur për vdekje një 7-vjeçare në plazh.

Mësohet se fëmija Joanda, bijë e Bledar Avdisë, lindur e rritur në Angli me origjinë nga Tropoja fatkeqësisht ndërroi jetë në vend.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Shtetasi Arjan Tase i cili ka qenë në mjeti lundrues tip Gomone me dy motorë 2 x 300 hp rreth 7 m me emrin "Nëna 154" i cili ka qenë edhe me dy shtetas të tjerë në bord.

Ndërkohë, burimet bëjnë me dije se Arjan Tase personi që drejton skafin rezulton të jetë shef i policimit të komunitetit në Drejtorin e Elbasanit.

Në vendin ku ka ndodhur ngjarja nuk ka pasur korridor të miratuar për hyrjen dhe daljen e mjeteve lundruese.