Një ditë pas aksidentit me pasoja tragjike në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë, policia njofton arrestimin e drejtuesit të mjetit që i mori jetën një 10-vjeçareje, Alban Guri.

Sipas policisë, 49-vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Policia: “Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. G., 49 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 0.42 mg/l, ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja, shtetasen e mitur me iniciale A. P., 10 vjeçe, e cila ndërroi jetë në spital”.

 Lexo edhe:

Nuk ndalen aksidentet në Shqipëri, viktima e rradhës një 10-vjeçare

 Familja e së miturës jetonte me qira në zonën në fjalë dhe kishin vetëm katër ditë që ishin transferuar aty.

Ky është aksidenti i tretë i rëndë brenda pak ditësh në Tiranë, ku një këmbësor u gjymtua në afërsi të rrugës 5 Maji pas përplasjes së dy mjeteve, ndërsa dy këmbësorëve të tjerë iu rrezikua jeta teksa kalonin në vija të bardha pas kryeministrisë.

/a.r,OraNews