Mirditë, taksat vendore ulen me 30% për të nxitur rritjen e pagesave

Mirditë, taksat vendore ulen me 30% për të nxitur rritjen e

Bashkia e Mirditës ka bërë ulje nga 10-30% të taksave vendore me qëllim nxitjen e familjeve dhe bizneseve për të paguar. Sipas krybashkiakut Ndrec Dedaj, përjashtohen nga pagesa familjet me probleme ekonomike, ndërkohë që këtë vit është shtuar një takse për arsimin, me qëllim mirëmbajtjen e shkollave të komunitetit.

Mirditë-Taksat vendore në Bashkinë e Mirdites do të ulene nga 10 deri në 30 % gjatë vitit 2016. Ka qenë vet kryebashkiaku i Mirditës Ndrec Dedaj, që e ka bërë publik lajmin gjatë dëgjesës publike me grupet e interesit për paketen fiskale.

Ai u apeloi bizneseve dhe qytetarëve të paguajnë taksat vendore, që të rriten investimet.

Ndrec Dedaj Kryetar i Bashkisë Mirditë: Të gjitha taksat pothuajse kanë pësuar ulje në masën 10-30% . Ju bej thirrje qytetarëve të paguajnë taksa që të rriten investimet.

Në pakaten e re fiskale të Bashkisë Mirditë përjashtohen nga pagimi i taksave vetëm familjet me probleme ekonomike, ndërsa risi për këtë vit do të jenë një takse e re për arsimin për të mirëmbajtur shkollat si dhe taksa për marrjen e gurëve dhe inerteve.

EMISIONET