Menaxhimi i pandemisë/ Socialistët të kënaqur, PD dhe LSI: Është keqmenaxhuar
Për socialistët menaxhimi i situatës pandemike nga qeveria ka qenë shumë e mirë.
71.1% e tyre janë përgjigjur se qeveria e ka menaxhuar mirë dhe shumë situatën.
Ndërkohë, për demokratët qeveria e ka menaxhuar keq dhe shumë keq me një vlerë mbi 71%.
Për LSI-në, qeveria e ka menaxhuar keq këtë situatë në një shifër 79%.
Në shifra të larta vërehen edhe të pavendosurit dhe ata që nuk votojnë, të cilët, janë përgjigjur mirë dhe shumë mirë në 41.7 për të pavendosurit dhe 36.5% për ata që nuk votojnë.
Për më shumë lexoni : Sondazhi II kombëtar, RTV Ora e Noto/ Orientimi i votës: PD dhe partitë e tjera rriten me 1% nga 19 janari, PS dhe LSI bien me 1%

