Me fotot më të bukura Getinjo uron Mozzik për ditëlindje
Mozzik ditën e sotme feston 25 vjetorin e lindjes. Dhe nuk kishte si të mungonte urimi i vëllait të tij, Getinjos.
Pa kaluar ora 00:00 reperi i ka bërë një dedikim vëllait të tij mjaft të bukur.
Ai ka postuar disa foto ku shihen dy vëllezërit që në fëmijërine e tyre.
Nëpërmjet këtyre fotove Getinjo dëshmoi edhe njëher që ata kanë qenë çdo moment bashkë dhe do vazhdojnë të jenë mbështetja më e madhe për njëri-tjetrin.
“Gëzuar ditëlindjen vëllai im i vogël dhe i vetëm! Të dua Mozzik! Edhe shumë të tjera me shëndet!“- ka shkruar Getinjo.
