Policia e Shtetit vijon me gjobat ndaj qytetarëve dhe bizneseve që nuk respektojnë masat anti-Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative, 468 qytetarë, për mosvendosje të maskës mbrojtëse.

Ndërsa, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000, 20 administratorë lokalesh, për mosrespektim të protokolleve të sigurisë dhe vendosje të muzikës pas orës 20:00 në ambientet e lokaleve.

Policia e Shtetit: Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 468 qytetarë që nuk kishin maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 20 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.