Negociatat midis Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufijve detarë do të rifillojnë së shpejti. Për këtë ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias do të vizitojë së shpejti Tiranën për të diskutuar marrëveshjen me qeverinë shqiptare. Ndërkohë, gjatë një debati parlamentar, kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se Greqia synon të zgjerojë ujërat e saj territoriale në Detin Jon nga 6 në 12 milje.

E vendosur në presion nga konflikti me Turqinë, qeveria greke synon t’i mbyllë marrëveshjet e përcaktimit të kufijve detarë me vendet fqinje. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se Greqia synon të zgjerojë ujërat e saj territoriale në Detin Jon nga gjashtë në 12 milje. Duke folu në parlament, Mitsotakis tha se së shpejti qeveria do të paraqesë edhe ligjin për zgjerimin e kufijve në Detin Jon.

Mitsotakis informoi gjithashtu deputetët se ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të vizitojë së shpejti Tiranën për të diskutuar marrëveshjen e kufijve detarë me qeverinë shqiptare. Të matën vetë Dendias njoftoi në Twitter se i kishte telefonuar kryeministrit shqiptar Edi Rama, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe dhe gjendjen në rajon.

“Në respekt të konventës për Ligjin e Detit dhe zbatimin e vijës së mesit aty ku distanca midis dy brigjeve është më vogël se 24 milje, Greqia synon t’i zgjerojë ujërat territoriale nga gjashtë në 12 milje,” tha Mitsotakis.

Deklaratat e tij në Parlament u bënë gjatë debatit për miratimin e marrëveshjeve të përcaktimit të kufijve detarë me Italinë dhe Egjiptin, të cilat kreu i qeverisë i quajti me rëndësi historike. Të dyja këto marrëveshje do të votohen të enjten.

Greqia prej kohësh është në konflikt me Turqinë për kufijtë detarë në Mesdheun Lindor, pasi të dy vendet pretendojë sovranitetin midis disa rajone gazmbajtëse.

Turqia është shprehur e vendosur për të mbrojtur të drejtat e saj dhe ka kërcënuar Athinën edhe ushtarakisht. Kjo mosmarrëveshje mes palëve bëri që në ndihmë të Greqisë të radhitet Bashkimi Europian dhe ShBA-ja.

Aktualisht në Mesdheun Lindor kanë filluar manovra të përbashkëta ushtarake, midis Greqisë, ShBA-së, Francës dhe Qipros.

Lexo edhe: Ministri i Jashtëm grek telefonon Ramën: Folëm për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon