VIDEO/ Ç’mendon Donaldi për situatën e Romeos dhe “vëllait të Heidit”?

VIDEO/ Ç’mendon Donaldi për situatën e Romeos dhe

Misioni që “Vëllai i Madh” i ka dhënë Heidit brenda shtëpisë së “BBV”, duke se sa vjen e ndërlikohet. 

Për t’i shtuar 10,000 euro çmimit të madh, ajo duhet t’i bëjë të gjithë të besojnë se në fakt ka dy vëllezër dhe jo vetëm një.

Në lojën me pyetje, ajo e superoi situatën me sukses duke thënë që prej vitesh s’kishte më kontakte me vëllain e saj, mirëpo e gjitha u ndërlikua mbrëmë kur produksioni futi mbrëmë në shtëpi banorin e ri që duhet të hiqet si vëllai i Heidit.

Në publik ka plasur gallata, e në shtëpi pikëpyetjet e shumta për Heidin dhe “vëllain e saj”.

Për t’u treguar ‘gentleman’ deri në fund, Romeo vendosi ta quajë “vëllain” e Heidit “vëllai i tij”, e madje nisi të shqetësohet për të.

Si po e sheh Donaldi këtë skenë jashtë shtëpisë? Epo duket se dhe ai është shkrirë së qeshuri, teksa ka ndarë në InstaStory një foto ku tregon se po i ndjek live.

“Ooo pa gjumë”- shkkruan ai teksa qesh me lot me situatën.

VIDEO/ Ç’mendon Donaldi për situatën e Romeos dhe

EMISIONET