Udhëtoni vetëm me shoqen e ngushtë? Duhet ta lexoni patjetër çfarë ju shkakton kjo gjë

Udhëtoni vetëm me shoqen e ngushtë? Duhet ta lexoni patjetër

oha që ju kaloni me mikeshat tuaja të ngushta është vërtet me vlerë. Ju jo vetëm kënaqeni me to, por koha që shpenzoni me miket e zemrës (ose miken) është një mundësi e mirë për të përmirësuar shëndetin tuaj.

Miqtë dhe udhëtimet janë një ndërthurje e mrekullueshme që mund të bëjnë çudira për mirëqenien tuaj. Me siguri pasi ta lexoni këtë artikull do të niseni me vrap në një udhëtim me mikeshat tuaja:

Ne zakonisht e përcaktojmë miqësinë me: mbështjetje, gëzim, besueshmëri dhe komunikim me batuta. Mirëpo, shkenca shton edhe një tjetër element: shëndet të mirë.

Studimet tregojnë se miqtë ndihmojnë në reduktimin e stresit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ata gjithashtu ulin nivelet e hormonit të stresit, kortizolit, gjatë eksperiencave negative.

Miqësia na ndihmon të bëhemi njerëz më të mirë dhe ndikon në tolerancën tonë të dhimbjes. Sa më i madh është rrjeti shoqëror i një personi, aq më mirë ata e përballojnë dhimbjen.

Dhe të gjitha këto së bashku duke përfshirë ndikimin pozitiv të miqve në mirëqenien tonë na ndihmojnë të jetojmë më gjatë.

Shkenca gjithashtu konfirmon se udhëtimet kanë një efekt pozitiv në shëndet. Ne bëhemi me kreativ dhe planifikimi i një udhëtimi mund të na bëjë të lumtur.

Udhëtimet ndihmojnë për të përballuar depresionin. Ju ndryshoni ambient dhe eksploroni vende të reja interesante. Udhëtimet freskojnë mendjen dhe reduktojnë stresin.

Aktivitetet gjatë udhëtimeve na ndihmojnë të qëndrojmë në gjendje të mirë dhe shmangin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Pra, çfarë ndodh nëse kombinojmë miqësinë dhe udhëtimet?

Ne marrim të gjitha përfitimet e përmendura më lart dhe ka një efekt të dyfishtë pozitiv në shëndetin tonë. Në të njëjtën kohë, kalojmë edhe një përvojë të vlefshme.

Kjo ndihmon në forcimin e lidhjes sonë me miqtë dhe krijon kujtime të mrekullueshme. Këto momente fillojnë të kenë më shumë rëndësi gjatë gjithë jetës sonë dhe na lejojnë të ndihemi më pozitiv.

Pra, udhëtimet me mikeshat e ngushta nuk janë vetëm të mira për shëndetin tuaj, por ato gjithashtu kanë një efekt pozitiv në lidhjet emocionale me miqtë.

EMISIONET