FOTO/ Ja momenti kur policia kap dhe arreston Jamarbër Malltezin në aeroportin e Rinasit
Ky është momenti i arrestimit të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Mallezit në Rinas.
Sikurse duket nga këto pamje, Malltezi është shoqëruar në aeroport teksa ishte duke pritur bashkëshorten e tij.
Policia e Tiranës ekzekutoi mbrëmjen e kësaj të shtune urdhrin e arrestimit të shtetasve Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi, ndërsa për ish-kryeministrin Sali Berisha është vendosur masa e detyrimit të paraqitjes dhe ndalimin e daljes nga vendi.
Gazetari Elton Qyno zbardhi për “Ora News” edhe procesin e hetimeve që çuan në këto vendime të firmosura nga prokurorët e Posaçëm, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai.
Qyno tha se arrestimi ka të bëjë me dosjen e privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”, në Tiranë.
Konkretisht, bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 000 m2, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarë.
Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të janë ngritur 17 kulla.