Si zgjohen moderatorët në mëngjes, Suela Demiri: Binte zilja, trokiste vjehrra, Arjoni: Po komshiu?

Në emisionin “Ditë e re” në RTV ORA, u diskutua në panel mbi sfidat ose kënaqësitë e zgjimit herët dhe për njerëzit e mëngjesit.

Një nga të ftuarat në panel ishte dhe gazetarja e njohur Suela Demiri, e cila përmes rrëfimit të saj na bëri të ditur që është një nga personat që nuk zgjohen me kënaqësi herët në mëngjes, pasi e konsideron veten gjumashe por puna në emisionin e mëngjesit prej shumë viteve e ka detyruar në njëfarë forme të futet në listën e njerëzve të mëngjesit.

Si përgjigje për pyetjen e Arjola Shehut, nëse ndodh të ketë shqetësuar familjarët në rutinën e zgjimit të herët, moderatorja Demiri shprehet: “Unë i kam pasur të duruar njerëzit e shtëpisë, madje dhe të aktivizuar që të gjithë që të më zgjonin. Nëse binte zilja dhe unë e mbyllja, im shoq më tundte dhe më thoshte ‘çohu se vajti ora’ dhe nëse përsëri nuk ishim çuar, atëherë vinte vjehrra trokiste tek dera ‘vajti ora’, më pas mund të vinte vjehrri, të trokiste dhe ai dhe të thoshte ‘zgjohuni ore’.

Mes të qeshurash Arjoni vijoi me batutën vinte dhe komshija më pas…

Ndër të tjera moderatorja Suela Demiri rrëfeu gjithashtu se kur u bë nënë fillimisht ishte e frikësuar, nëse do i dilte gjumi duke ditur zakonin e gjumit të saj, kur vajza e vogël të qante, por Demiri u shpreh se kishte gjetur një zgjidhje natën e parë me të voglën “mora vjehrrën atë natë, do vish me mua të flemë bashkë, në mënyrë që ta dëgjojmë nëse qan se unë mund të fle e duhet të më zgjosh.

Sapo vajza bëri një psherëtimë ndryshe dhe nisi të qante unë u zgjova e vjehrra flinte, madje gërhiste.”-përfundoi së rrëfyeri mes së qeshurash Demiri.

EMISIONET