Sekreti u zbulua/ Dylan Sprouse dhe Barbara Palvin do të bëhen prindër të një vajze

Dylan Sprouse dhe Barbara Palvin kanë ndarë me fansat një nga momentet më të veçanta të jetës së tyre, duke zbuluar gjininë e fëmijës së parë që po presin.
Aktori dhe supermodelja, të cilët bënë publik lajmin e shtatzënisë në muajin maj, konfirmuan në episodin e parë të podkastit të ri të Sprouse, “Wildmen”, se së shpejti do të bëhen prindër të një vajze.
Gjatë bisedës, Barbara e pyeti bashkëshortin nëse ishte gati të zbulonte lajmin, ndërsa Dylan e ndau emocionin pa hezitim.
“Po, po e quajmë ‘principessa’”, tha aktori me buzëqeshje, duke shpjeguar se fjala në italisht do të thotë “princeshë”.
Dylan, 33 vjeç, u shpreh se mezi pret të takojë vajzën e tij të parë.
“Do të kemi një vajzë të vogël dhe jam jashtëzakonisht i emocionuar. Mezi pres ta takoj”, tha ai.
Nga ana tjetër, Barbara e shoqëroi momentin me humor, duke sugjeruar se ardhja e vajzës mund ta ndryshojë dhe qetësojë bashkëshortin e saj.
“Mendoj se kjo do të të qetësojë pak”, tha modelja duke qeshur, ndërsa Dylan u përgjigj me shaka se vajza e tyre mund të jetë një “princeshë” e vërtetë.
Çifti tregoi gjithashtu se ende nuk kanë vendosur emrin e vogëlushes, por janë duke shqyrtuar disa mundësi.
Sprouse dhe Palvin konfirmuan për herë të parë se po bëhen prindër gjatë Festivalit të 79-të të Filmit në Kanë, ku Barbara u shfaq me një fustan që nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë, ndërsa Dylan e përqafoi me krenari.
Çifti u martua në korrik të vitit 2023 dhe tashmë po përgatitet për kapitullin më të rëndësishëm të jetës së tyre,ardhjen në jetë të vajzës së parë.



