Rrugëtimi në muzikë/ Xheisara tregon si nisi gjithçka me çiftelinë dhe porosinë e të emës: Vishu mirë!

Rrugëtimi në muzikë/ Xheisara tregon si nisi gjithçka me

Ajo është një nga zërat më të mirë të muzikës live dhe mjaft aktive në jetën e natës së kryeqytetit.

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Xheisara erdhi në një rrëfim ndryshe sonte në  "Why Not" për karrierën e saj muzikore.

Ajo tregoi se kontaktin e parë me muzikën e ka pasur me çiftelinë për të sfiduar më pas veten me “X Factor”.

Familja nuk ka qenë shumë përkrahëse në hapat e parë por duke parë sukseset e saj tanimë thotë se e ëma është shumë e kënaqur por vazhdon të ketë një porosi si të gjithë nënat  shqiptare: Kujdes me veshjen!.

"Të lutem vishu mirë, mos nxirr këtë dhe atë"

Shikoni videon e emisionit për rrëfimin e plotë dhe superperfomancat e Xheisarës edhe si repere.

why not xheisara

EMISIONET