Trukoi ndeshjet, skuadra e shqiptarëve “shpartallohet” nga federata

Trukoi ndeshjet, skuadra e shqiptarëve “shpartallohet” nga
Ardit Krymi dhe Valon Ahmedi ndoshta bëjnë mirë të kërkojnë një skuadër të re pasi Shakhtar Soligorsk ka marrë një shuplakë të rëndë nga federata bjelloruse.

Skuadra në fjalë është kampionia në fuqi e Bjellorusisë por federata ia ka hequr titullin pasi e cilëson fajtore për trukimin e shumë ndeshjeve ndërsa gjatë dy sezoneve të ardhshme do ta nisë kampionatin me respektivisht 30 dhe 20 pikë më pak, çka do të thotë se nuk e ka të gjatë në divizinin elitar të futbollit bjellorus.

Por nuk përfundon me kaq pasi Shakhtar Soligorsk nuk do të lejohet të marrë pjesë në garat ndërkombëtare të organizuara nga UEFA. Si pasojë e dënimit të Shakhtar, titulli shkon për BATE Borisov. Në shënjestër të autoriteteve ka përfunduar edhe drejtori sportiv i klubit, i cili është përjashtuar përjetësisht dhe është shpallur gjithashtu “non grata”.

EMISIONET