Receta për fundvit nga shef Miklovan Zeqo

Miklovan Zeqo, shef kuzhine në  një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora tregoi rreth fillimeve të tij në këtë profesion.

Miklovan Zeqo: I rrija gjithmonë nga mbrapa gjyshes. Si e ke bërë këtë? Po këtë? Babai më dha mundësinë që të shkoj në Itali. Jam shkolluar dhe kam zgjedhur këtë profesion. Ka qenë një hap shumë i rëndësishëm për mua. Në shkollë dola një nga 12 nxënësit më të mirë dhe fitova  mundësinë për një specializim në Paris. Ka të bëjë dhe puna jote, çfarë ju ofron klientëve.

 A gatuan në shtëpinë tënde?

Miklovan Zeqo: Jo sepse lodhemi dhe në punë dhe kur vemi në shtëpi duam ti gjejmë gati gjërat. Pulën me pilaf (gruaja) e bën shumë të mirë. Dhe pse jam në kuzhinë bëj gjëra kreative, shqiptaren nuk di ta gatuaj. Kur shkoj në shtëpi gjëra tradicionale konsumoj.

Çfarë do të këshilloje të mos mungonte në tryezën tonë këtë fundvit?

Miklovan Zeqo: Gjeli i detit është një ushqim që nuk mungon, dhe ne e kemi future në meny gjelin e detit me përshesh. Bakllavaja nuk mungon patjetër, kadaifi, proshutra, djathërat, oktapodi, një sallat deti e ftohtë. Janë dhe gjëra praktike dhe duken bukur në tryezë. Këtë stil kam ndjekur dhe në hotelin tim, e kam mbushur me antipasta.

EMISIONET