Përgjithmonë e dashuruar, Julka flet për raportin dhe përplasjet me partnerin: Unë goca e pasionit, ai një menaxher shumë i mirë
Artistja dhe moderatorja Julka Gramo e ftuar në "Why Not", foli dhe përraportin shumëvjeçar me bashkëshortin Andi Gramon me të cilin kanë dy djem.
Ajo një vajzë me këmbë në tokë, ai një supermenaxher, Julka tregoi përplasjet që kanë herë pas here në mënyrën sesi i shohin gjërat.
"Në fillimet e mia kemi pasur shumë përplasje, ai kishte një filozofi tjetër. Unë kam qenë shumë me këmbët në tokë dhe pse isha një artiste në pikun e vet nuk e kisha problem të dilja rrugëve, të merrja autobusin, të shkoja në ambjente siç shkoja në përditshmërinë time.
Ndërsa për Andin i ardhur nga Italia me një koncept krejt ndryshe të industrisë muzikore thoshte kjo është e papranueshme. Edhe pse kemi pasur këto përplasjet jam shumë me fat që e kam pasur Andin që në fillim të karrierës time si këngëtare dhe më pas dhe në radio. Unë gjithmonë kam qenë goca e pasionit ndërsa Andi thotë se duhet të merresh me projekte që të përkthehen shumë mirë financiarisht. Pas kaq shumë vitesh për të nuk është më e justifikueshme të bësh gjëra për pasion".
Duke u rikthyer pas në koihë, Julka tregoi se gjëja e parë që e ka goditur te partneri kanë qenë sytë.