"Mendon se më ngre dot?" Julka flet për përvojën në "Dancing with the Stars": Kujt ja priste mendja që….
E ftuar në "Why Not", Julka Gramo ndau përvojën e saj në spektaklin e kërcimit "Dancing with the Star".
Duke e konsideruar një eksperiencë totalisht ndryshe ajo tha se është surprizuar me veten sesi arrinte të mbante mend koreografinë.
"Veshin e muzikës e kisha por kujt ja priste mendja që Julka të mbante mend koreografinë deri në fund, që partneri im të mund të më ngrinte, pyetja e parë që i kam bërë ka qenë mendon se mund të më ngresh. Është botë totalisht ndryshe. Është tjetër gjë të kërcesh në klabe. Një surprizë e bukur për mua."