Pas gjyqit ndaj Diddy-t, Cassie Ventura zhvendoset jashtë SHBA-së!

Cassie Ventura ka deklaruar në dokumente gjyqësore se aktualisht jeton jashtë Shteteve të Bashkuara dhe nuk ka plan të rikthehet për të jetuar në vend.
Sipas një deklarate të dorëzuar më 1 maj si pjesë e një padie të ngritur ndaj saj nga ish-mbikëqyrësi Clayton Howard, këngëtarja ka bërë të ditur se është zhvendosur jashtë SHBA-së.
“Unë jetoj jashtë Shteteve të Bashkuara. Nuk kam ndërmend të kthehem për të jetuar në SHBA”, citohet të ketë thënë Ventura në dokumentet gjyqësore.
Nuk dihet ende se në cilin shtet ndodhet aktualisht dhe kur ka ndodhur saktësisht largimi i saj. Ky zhvillim vjen rreth një vit pas dëshmisë së saj në gjyqin federal ndaj Sean “Diddy” Combs, ku ai u përball me akuza të rënda për trafikim dhe shfrytëzim seksual.
Gjatë procesit, Ventura rrëfeu se kishte përjetuar abuzime fizike dhe emocionale gjatë marrëdhënies së saj me Combs, e cila zgjati nga viti 2007 deri në 2018.
Më herët, ajo kishte ngritur edhe një padi civile ndaj tij në vitin 2023, e cila u zgjidh brenda 24 orëve, ndërsa më pas u raportua për një marrëveshje financiare prej rreth 20 milionë dollarësh.
Në çështjen aktuale ligjore, Clayton Howard pretendon se Ventura i ka shkaktuar dëme fizike dhe emocionale dhe kërkon dëmshpërblim.


