Joe Jonas flet për bashkëprindërimin me Sophie Turner pas divorcit...

Joe Jonas flet për bashkëprindërimin me Sophie Turner pas

Joe Jonas ka folur hapur për marrëdhënien e tij me ish-bashkëshorten, aktoren Sophie Turner, duke e përshkruar bashkëprindërimin si një pjesë të rëndësishme dhe mbështetëse të jetës së tij pas ndarjes.

Në një episod të podcast-it të tij “Hey Jonas!”, ku ishte i ftuar së bashku me vëllezërit Nick dhe Kevin Jonas, këngëtari u shpreh se, ndonëse ndodhet në rolin e një babai beqar, ai ndihet me fat për mënyrën se si po e menaxhon këtë situatë me ish-partneren.

“Jam një baba beqar dhe bashkë-prindëroj me nënën e fëmijëve të mi,” tha Jonas, duke shtuar se vlerëson bashkëpunimin mes tyre në kujdesin për fëmijët.

Ai theksoi gjithashtu se është mirënjohës që ka një bashkëprind që i lejon të ruajë ekuilibrin edhe në ditët më të vështira.

Joe Jonas dhe Sophie Turner u martuan në vitin 2019 në Las Vegas dhe u ndanë pas katër vitesh martesë. Pas ndarjes, ata u përfshinë në një proces ligjor për kujdestarinë e fëmijëve, i cili më vonë u zgjidh me marrëveshje, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve mes tyre.

EMISIONET