Pamjet ku Pete Davidson shtyn dhe shan fansin e tij bëhen virale

Pamjet ku Pete Davidson shtyn dhe shan fansin e tij bëhen virale

Pete Davidson është nervozuar në fund të ndeshjes së mbrëmshme të NBA mes New York Knicks dhe Cleveland.

Aktori është vënë re nga spektatorët dhe shumica e tyre kanë nxituar të bëjnë foto me të.

Njëri prej tyre, megjithatë, këmbënguli më shumë dhe e nxori aktorin jashtë vetes, pasi i kishte vënë dorën në qafë aktorit, gjë që ai nuk e donte.

Videoja e Davidson-it duke shtyrë me zemërim dhe sharje një burrë, po bën xhiron e internetit, me komentetn në Twitter që kritikojnë ish-in e Kim Kardashian për sjelljen e tij.

Megjithatë, një tjetër klip që është publikuar tregon qëndrimin e burrit ndaj Davidson.

Fansi i tij i moshuar duket se e ka përqafuar prej shumë herësh aktorin, duke u përpjekur të qëndrojnë sa më gjatë pranë tij, duke e penguar të bëjë foto me fansat e tjerë apo të bëjë rrugën drejt daljes.

EMISIONET