Olivia Wilde rrëfen periudhën e vështirë pas ndarjes nga Harry Styles: Ishte traumatizuese

Olivia Wilde ka folur për herë të parë për ndikimin emocional që pati ndarja e saj nga Harry Styles, e cila ndodhi në të njëjtën periudhë me publikimin e filmit “Don't Worry Darling”.
Regjisorja dhe aktorja e përshkroi vitin 2022 si një periudhë shumë të vështirë, duke thënë se polemikat rreth jetës së saj private dhe thashethemet për prapaskenat e filmit e larguan vëmendjen nga puna e gjithë ekipit.
Në një intervistë për podkastin e Louis Theroux, Wilde tha se projekti i saj nuk mori mundësinë të vlerësohej siç duhej, pasi diskutimet publike u përqendruan më shumë te drama jashtë ekranit sesa te vetë filmi.
Ajo pranoi se në atë kohë nuk e kuptonte plotësisht ndikimin e rrjeteve sociale dhe mënyrën se si përhapen lajmet online.
“Është interesante ta shohësh një tornado nga brenda”, u shpreh Wilde, duke shtuar se sot e sheh atë periudhë me më shumë qetësi dhe perspektivë.
Regjisorja theksoi se puna për filmin e saj të ri “The Invite” ka qenë një përvojë krejt ndryshe dhe një rikthim që e ka ndihmuar edhe në aspektin personal.
Filmi i ri është pritur pozitivisht nga kritika, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e Wilde pas periudhës së mbushur me polemika.


