Në pritje të fëmijës së dytë, artistja me famë ndërkombëtare Rihanna ndan fotot e ëmbla krah djalit të saj

Në pritje të fëmijës së dytë, artistja me

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna ka ndarë së fundmi disa foto krah djalit të saj RZA, ku shfaqet duke e ushqyer me gji.

Në postimet e saj në ‘Instagram’, këngëtarja shfaqet krah djalit të saj njëvjeçar teksa e ushqente me gji ku vëmendjen e saj e ka tërhequr fakti se ajo është në pritje të fëmijës së dytë.

Ndër të tjera Rihanna ka prezantuar setin e saj me rrobat intime nga marka e veshjeve, Savage x Fenty.

“Jo sutjenat e maternitetit të mamasë… të dizenjuara nga @badgalriri, të miratuara nga baby RZA”, shkruante postimi në llogarinë zyrtare në Instagram të Savage x Fenty.

Kujtojmë se artistja në fund të këtij viti, zbuloi lajmin emocionues se ishte sërish shtatzënë dhe çifti së shpejti do të mirëpriste fëmijën e tyre të dytë, gjatë koncertit të saj në Super Bowl LVII Halftime Show në shkurt.

EMISIONET