Mbappé: Nuk ka rëndësi nëse shënoj, rëndësi ka që Franca të fitojë!

Mbappé: Nuk ka rëndësi nëse shënoj, rëndësi

Ylli i Francës, Kylian Mbappé, ka treguar se suksesi i kombëtares vlen më shumë për të sesa çdo arritje personale.

Në prag të ndeshjeve të Kupës së Botës 2026, sulmuesi i Real Madrid deklaroi se do të pranonte pa hezitim të mos shënonte asnjë gol, nëse kjo do t’i siguronte Francës trofeun më të rëndësishëm në futboll.

“Ta fitojmë Kupën e Botës pa shënuar unë asnjë gol? Do ta firmosja menjëherë me stilolaps të pashlyeshëm. Duam të shkruajmë historinë, sepse ende nuk kemi arritur asgjë”, u shpreh ai.

Mbappé foli edhe për rolin e tij si lider i skuadrës, duke theksuar se përvoja e fituar ndër vite e ndihmon të udhëheqë lojtarët më të rinj, sidomos në menaxhimin e emocioneve që sjell një turne i madh si Botërori.

Sulmuesi francez komentoi gjithashtu finalen e UEFA Champions League Final, duke zbuluar se kishte bërë tifo për Paris Saint-Germain, pasi një sukses i klubit parizien do të ndikonte pozitivisht edhe te atmosfera brenda kombëtares franceze.

EMISIONET