'Luizi dhe Olta Gixhari kanë aleancë të fshehtë', shokët e Luizit plasin "bombën"
Ndonëse në sytë e publikut Luiz Ejlli dhe aktorja Olta Gixhari janë armiq të betuar, e vërteta duket se është ndryshe.
Në emisionin 'Glamour Zone', dy shokët e ngushtë të Luizit, Joni dhe Mario kanë thënë për moderatoren Ester Bylyku, se gjërat nuk janë si duken.
Ester Bylyku: A ka ndonjë aleancë të fshehtë mes Luizit dhe Maestros? Sepse ata njihen që kur Luizi mori pjesë në Eurovizion
Miqtë e Luizit: Jo, ata nuk kanë ruajtur shoqëri. Njiheshin pasi bashkëpunuan në Eurovizion, por nuk mbetën miq që të takoheshin. Ndonjëherë mund të jenë përshëndetur në evente ku rastisnin.
Ester Bylyku: Me cilin nga banorët ka Luizi një aleancë të fshehtë?
Miqtë e Luizit: Me Oltën. Ata kanë një telepati të frikshme me njëri-tjetrin, ndoshta edhe publiku mund ta ketë kuptuar. Ata kuptohen me një shikim. Por nuk duhet përjashtuar edhe se nëse do të kishin mundësi të dy do ta eleminonin njëri-tjetrin. Duke qenë se nuk i kanë vendosur asnjëherë përballë, atëhere kanë një aleancë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.