“Luizi frikacak, Kiara të prishte lojën”/ Shokët e ngushtë të Luizit flasin pasi u tha se ushtroi 'dhunë'

“Luizi frikacak, Kiara të prishte lojën”/ Shokët e

Joni dhe Mario, dy miqtë e fëmijërisë së Luiz Ejllit së fundmi kanë dhënë një intervistë përballë moderatores Ester Bylyku, ku rrëfyen shumë të vërteta.

Ndër të tjera ata zbuluan nëse Luizi vuan nga një sëmundje e rrallë, a ka kryer ndonjëherë operacion, si dhe a ka probleme me bixhozin.

Por nuk mund të lihej pa përmendur edhe lidhja e shumëpërfolur e Luizit me moderatoren Kiara Tito dhe momenti kur miku i tyre u cilësua si i dhunshëm nga opinionistët.

Ester Bylyku: Çfarë mendoni për lojën mes Luizit dhe Kiarës ku miku juaj u cilësua si i dhunshëm?

Joni (shoku Luizit): Wshtë ekzagjeruar. Luizi zgjodhi që të luajë në atë mënyrë me të dashurën e tij sepse kanë koefidenca. Mendoj se nuk do të zgjidhte asnjë konkurent tjetër për ta luajtur atë lojë. Në asnjë moment nuk ka ushtruar dhunë, sepse Kiara nëse do të donte mund t`i fliste dhe ta prishte lojën.

Ester Bylyku: A është i dhunshëm jasht kamerave?

Joni (shoku Luizit): Absolutisht që jo. Përkundrazi, Luizi është pak frikacak.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET