Analiza e ALTAX: Shqipëria jeton më mirë se një dekadë më parë

Analiza e ALTAX: Shqipëria jeton më mirë se një dekadë

Shqipëria jeton më mirë se një dekadë më parë.

Agjencia për Medie dhe Informim ndau sot analizën e Albanian Tax-Economic Center (ALTAX) për Indeksin e Jetesës 2025–2026, ku vihet re se vendi ka shënuar progres të dukshëm në mirëqenie, zhvillim njerëzor dhe standard jetese gjatë 10 viteve të fundit.

Konkretisht në analizën e ALTAX evidentohet një rritje e ndjeshme e indeksit të mirëqenies.

Nga 52.4 pikë që ishte në vitin 2015 arrin në 71.2 pikë në vitin 2025, një rritje me 18.8 pikë në 10 vite.

Sipas ALTAX, ky është treguesi më i qartë i përmirësimit të përgjithshëm të kushteve të jetesës dhe mirëqenies së qytetarëve.

Për herë të parë Shqipëria hyn në kategorinë e vendeve me zhvillim të lartë, duke regjistruar më shumë vite jetë; përmirësim në shëndetësi; përmirësim në arsim dhe rritje e nivelit të lumturisë së qytetarëve.

Po ashtu analiza evidenton përmirësime në arsim, shëndetësi dhe jetëgjatësi, si dhe një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë.

Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit. Rritja ekonomike ka kontribuar në rritjen e të ardhurave; zgjerimin e mundësive ekonomike, si dhe përmirësimin e standardit të jetesës.

Analiza vlerëson se Shqipëria ka realizuar një përparim historik dhe të matshëm gjatë periudhës 2015–2025, duke krijuar baza më të forta për zhvillimin e qëndrueshëm në vitet e ardhshme. “Mirëqenia është rritur ndjeshëm, zhvillimi njerëzor ka avancuar si dhe ekonomia ka fituar më shumë qëndrueshmëri”, thuhet në këtë analizë.

EMISIONET