"Janë kushërira, i dua si fis", ja kush është "Aulona e re" e Fatmës te "Goca dhe Gra"

"Janë kushërira, i dua si fis", ja kush është

Për vite me radhë ishin një dyshe e pandarë, fillimisht në YouTube  dhe më pas edhe në televizion.

Sot gjenden në televizione dhe projekte të ndryshme. Po flasim për Fatmën dhe Aulonën dhe "Thumbin" e tyre të famshëm.

E ftuar në "Why Not", moderatorja, Fatma Haxhialiu, tregoi se kush është Aulona e saj në "Goca dhe Gra".

"Dalina, janë kushërira, i dua si fis."

E pyetur nëse ka më shumë sukses tani pa Aulonën apo kur ishin të dyja bashkë, ajo u përgjigj.

"Nuk di ta mas suksesin, unë do jem gjithmonë Fatma dhe Aulona, jam shumë e lumtur dhe shumë krenare. Fakti që ka akoma njerëz që më thonë Aulona sot tregon shumë për suksesin e dyshes tonë dhe për Thumbin. Dhe pse më vjen inat që të më thuash mua Aulona me gjithë këto flokë është t'ja bësh vetes bam, vetëm këtë nuk kapërdij dot. U them Aulona është ajo pa flokë, Fatma është ajo me shumë flokë".

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

why not fatma haxhialiu aulona musta dalina buzi

EMISIONET