"Reklamat në Instragram i kam më të shtrenjta…", kush është më e suksesshme Fatma apo Aulona?
Moderatorja, Fatma Haxhialiu, e ftuar në "Why Not"nuk mund të shpëtonte nga pyetjet ngacmuese të Xhoi Jashtëtokësorit.
Nuk preferoi të japë një përgjigje se kush është më e suksesshme për momentin ajo apo ish-partnerja e saj Aulona Musta, por zbuloi se reklamat në Instagram i ka më të shtrenjta ajo.
"Nuk e di matet suksesi por reklamat në Instragram i kam më të shtrenjta se Aulona. Ajo ka qëlluar shumë njeri i mirë, vazhdon të ketë çmime shumë të mira kurse unë jo".
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.