"Do ja bëja me dorë, qesh për kamerën", Fatma Haxhialiu kur kap të dashurin e shoqes duke e tradhëtuar
E njohur për pasionin në debate, moderatorja, Fatma Haxhialiu, thotë se temat që e ndezin më shumë lidhen me shoqërinë dhe marrëdhënien.
Në një intervistë për "Why Not" ajo tha se pabesinë nuk e toleron dot qoftë në një lidhje apo dhe në shoqëri.
"Temat që më ndezin më shumë janë temat që kanë të bëjnë me shoqërinë dhe marrëdhënien. Jam shumë besnike, ca gjëra nuk i toleroj dot. Pabesinë e kam të tmerrshme në lidhje dhe shoqëri. Besnikërinë me dikë, prandaj dhe rrethin e kam shumë të ngushtë. Një nga temat më të nxehta që ka qenë në "Goca dhe Gra" ka qenë kjo: Nëse do kapje të dashurin e shoqes së ngushtë duke tradhëtuar, do ja thoje shoqes apo jo? Sigurisht që unë do ja thoja dhe do ja bëja me dorë atij: Qesh për kamerën!"
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.