Çiftit i ndalohet hyrja në disa restorante, shkak veshjet zbuluese të Bianca Censorit

Çiftit i ndalohet hyrja në disa restorante, shkak veshjet zbuluese

Në mesin e vitit 2024, duket paksa e ndërlikuar t'i mohosh hyrjen çdo qytetari në restorante apo bare, por mesa duket disave prej tyre i ka ardhur në majë të hundës veshja e papërshtatshme e Kanye West dhe Bianca Censorit.

Shumë pronarë restorantesh janë të gatshëm të ndalojnë hyrjen e çiftit për shkak të lakuriqësisë së tepërt në veshjet e tyre. Përgjegjësit janë lodhur nga mënyra e veshjes së Censorit dhe kanë bërë të ditur synimin e tyre për ta ndaluar atë nga ambientet e tyre.

Njëri prej klientëve, në mënyrë anonime, ka ndarë përshtypjet e tij në Daily Mail: Asnjë pronar apo menaxher i restorantit nuk duhet t'i lejojë ata të hyjnë të veshur kështu, përveç nëse paraprakisht paguajnë për të rezervuar të gjithë restorantin për të qenë vendi i tyre privat.

Drejtuesit e restoranteve tashmë kanë nisur të shpjegojnë arsyet pse nuk duan që Kanye West dhe Bianca Censori të frekuentojnë ambientet e tyre.

"Nuk do t'i pranoja në restorantin tim. Është krejtësisht e papërshtatshme dhe jo një model i mirë për fëmijët. Çfarë nuk sheh nga ata.” komentoi një pronar restoranti.

Mendimi i të gjithë menaxherëve ka filluar të jetë unanim dhe çiftit do t'i duhet të ndryshojnë kodin e veshjes nëse duan të darkojnë përsëri në ndonjë nga ambientet e Los Anxhelosit. Janë disa 'veshje' të stilistes së Yeezy që kanë tërhequr vëmendjen dhe kanë shkaktuar shqetësim tek qytetarët apo pronarët e bizneseve.

EMISIONET