Pse nuk luhet sot në Botëror? FIFA vendos një ditë pushim para çerekfinaleve

Pse nuk luhet sot në Botëror? FIFA vendos një ditë pushim

Pas emocioneve të jashtëzakonshme të fazës së 1/8-ave, Kupa e Botës 2026 ndalet për një ditë.

Kjo e mërkurë është dita e parë zyrtare pa ndeshje në turne, pasi FIFA ka parashikuar një pushim para nisjes së çerekfinaleve.

Vendimi është marrë për t'u dhënë tetë skuadrave të mbetura kohë për rikuperim fizik, përgatitje taktike dhe udhëtim drejt qyteteve ku do të zhvillohen ndeshjet e radhës.

Në një Botëror me format të zgjeruar dhe me distanca të mëdha mes stadiumeve në SHBA, Kanada dhe Meksikë, kjo pauzë konsiderohet e domosdoshme.

Ndeshjet rikthehen të enjten, më 9 korrik, me çerekfinalen e parë mes Francës dhe Marokut në Boston.

Të premten do të përballen Spanja dhe Belgjika, ndërsa të shtunën do të zhvillohen dy duelet e fundit çerekfinale: Angli–Norvegji dhe Argjentinë–Zvicër.

Pas çerekfinaleve do të ketë edhe dy ditë të tjera pushim, përpara se gjysmëfinalet të luhen më 14 dhe 15 korrik.

Më pas do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë më 18 korrik, ndërsa finalja e madhe është planifikuar për 19 korrik në stadiumin "MetLife" në East Rutherford.

Kjo pauzë u jep skuadrave mundësinë të rikuperojnë energjitë, të analizojnë kundërshtarët dhe të përgatisin strategjitë për fazën vendimtare të turneut, ku çdo gabim mund të kushtojë eliminimin.

EMISIONET