FOTO/ Naftë dhe vajra, ndotet vija bregdetare në Kepin e Rodonit

FOTO/ Naftë dhe vajra, ndotet vija bregdetare në Kepin e Rodonit

Një qytetar ka denoncuar një situatë alarmante në vijën bregdetare në Kepin e Rodonit, ku deti është ndotur nga nafta dhe vajrat. Siç shihet edhe në pamje, sipërfaqja e ujit është e mbuluar nga njolla të errëta, duke e bërë të pamundur larjen.

Si pasojë, banorët dhe vizitorët kanë kërkuar që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë urgjentisht për të verifikuar burimin e ndotjes dhe për të marrë masa. Po ashtu qytetari që ka bërë denoncimin u bën thirrje pushuesve të informohen për situatën dhe të mos udhëtojnë drejt zonës.

EMISIONET