Haxhiraj: Çimkat po përhapen edhe në Shqipëri, kujdes gjatë qëndrimit në hotele!

Me rritjen e temperaturave gjatë sezonit veror, shtohen edhe problemet që lidhen me praninë e insekteve në banesa dhe ambiente publike. Sipas specialistit të dezinfektimeve, Endrit Haxhiraj, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar kryesisht milingonat, mizat e dheut dhe çimkat, të cilat po shfaqen gjithnjë e më shpesh edhe në Shqipëri.
Në një intervistë për “Ora News”, Haxhiraj shpjegoi se çimkat janë insekte të vogla gjakpirëse, të specializuara për t’u ushqyer me gjakun e njeriut. Ato zakonisht fshihen në vende të errëta dhe të ngrohta, kryesisht pranë krevatit, në dyshekë, te zgara e krevatit, por mund të gjenden edhe në priza elektrike, korniza dritaresh, dollapë apo komodina.
Sipas ekspertit, përhapja e çimkave lidhet ngushtë me lëvizjen e njerëzve dhe udhëtimet. Udhëtarët mund t’i transportojnë pa vetëdije nga një vend në tjetrin, sidomos kur qëndrojnë në hotele ose ambiente që nuk respektojnë standardet e nevojshme të higjienës. Haxhiraj kujtoi se në vitet e fundit disa vende evropiane, si Franca, janë përballur me përhapje masive të çimkave, madje edhe në transportin publik.
Eksperti theksoi se identifikimi i hershëm i insekteve është gjysma e zgjidhjes së problemit. Ai këshilloi qytetarët që, përpara se të akomodohen në hotele apo ambiente të tjera gjatë pushimeve, të kontrollojnë me kujdes dyshekët dhe zonat përreth shtratit për shenja të pranisë së çimkave.
Sipas Haxhirajt, Shqipëria për shumë vite nuk e ka pasur të përhapur këtë fenomen në të njëjtën masë si vendet e tjera evropiane, por shtimi i udhëtimeve dhe lëvizja e turistëve po e bëjnë vendin pjesë të kësaj problematike. Për këtë arsye, specialistët bëjnë thirrje për më shumë kujdes dhe ndërgjegjësim, në mënyrë që përhapja e këtyre insekteve të parandalohet në kohë.
Endrit Haxhiraj:Kemi parë milingonat, mizat e dheut siç e quan populli, si dhe çimkat. Ose tartabiqet, ato që thithin gjak, disa insekte që janë kryesisht.Ato që rrinë te kafshët apo jo? Folësi 1: Në fakt edhe kafshët kanë të tilla, po njerëzit kanë specjen e tyre ekzakte. Pra, specja e çimkës vetëm për njerëzit dhe kryesisht transportohet nga udhëtarët e ndryshëm që udhëtojnë nga një vend në një vend tjetër, që qëndrojnë në hotele mbase jo të standarteve më të larta, dhe që bëjnë përhapjen e këtyre insekteve.
Pra, këto janë tre speciet që predominojnë këtë sezon veror. Folësi 2: Për unë që ndoshta nuk e di, çimkat si është çimkat? Atëherë, këto janë disa insekte gjakpirëse. Ushqehen me gjakun e njeriut. Pra, specia që është përshtatur me njeriun ushqehet me gjakun e njeriut. Janë insekte të vogla, po themi, me një kokërr thjerrëz nga ato të shtëpisë, dhe ato kanë kryesisht.Ato kanë si vendqëndrimi zonat e fshehura të një shtëpie, veçanërisht rreth krevatit, aty ku edhe ushqehen me njeriun.
Këto insekte origjinojnë që, për të krijuar një ide, origjinojnë që nga koha e bashkëjetesës së njerëzve në afërsi me kafshët. Por pastaj këto u specializuan vetëm për njerëzit dhe i ndjekin njerëzit nga pas. Ka qenë madje bujë vitin e kaluar, nëse s'gaboj mbase edhe para dy vitesh, që në Francë për shembull plasën në mënyrë masive dhe në transportin publik.Ngjan në kuptimin e llojit të mënyrës se si ushqehet. Pra dhe pleshti ushqehet me gjak. Porky lloj insekti del natën kur njeriu fle gjumë, thith gjak dhe ikën. ikën. Folësi 1 Dhe njeriu kujton, mbase e ngatërron me pickimin e mushkonjës, bën disa pickime në të njëjtin vend, e tjerë.Nuk kërcen, ndryshe nga pleshti, është më e madhe në dimensione sesa pleshti, po e bëj krahasimore që të jemi sa më të qartë, edhe ai që i has të ketë mundësi t'i identifikojë.
Dhe gjithashtu gjenden kryeshit në zonën e dyshekut. Pra, në momentin që hapet një çarçaf apo ngrihet dysheku, te pjesa e zgarës së krevatit, ato gjenden me sasi të madhe, sepse dhe ai është vendi ku ato kanë gostinë kryesore. Mund të gjenden dhe në priza, kemi gjetur, në prizat elektrike, në kornizat e dritareve, në dollapë nga pjesa e jashtme apo në komodina. Këtu tani hyjmë direkt se çfarë i vlen publikut.
Pra një është identifikimi i saktë, është gjysma e punës. Po, për t'i parandaluar është kryesorja. Kur udhëtojmë, është sezoni i udhëtimeve të shumta për të gjithë, shkojmë nëpër hotele apo vende të tjera. Është e rëndësishme që të kontrollojmë vendin ku ne do flemë, pra nëse ky vend është i ndotur.
Fatkeqësisht, bota nuk është kaq e pastër sa ne mendojmë. Madje mund të them që Shqipëria për shumë vite, krahasuar me vendet e tjera evropiane, nuk e ka pasur këtë problem të përhapur siç është bërë këto po themi dy vitet e fundit. Kemi qenë shumë të pastër. Po kuptohet udhëtimet, turistët si brenda, si jashtë, bëjnë që ato. edhe ne të përfshihemi në Bashkimin Evropian në aspektin e çimkave.

